Opinione

Urime gjuha shqipe zyrtare, apo vetëm e përparuar në Maqedoni

ejup-berisha

EJUP BERISHA

Unë nuk e di se çfarë në realitet ka ndodhur sepse kam qenë jashta rrjedhave reale në këtë qështje por dje u miratua një ligj me të cilin disa pretendojnë se është bërë zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë e disa të tjerë thonë se me këtë akt juridik mundësohet vetëmse përparimi i përdorimit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. Unë nuk hy në debate (diskurse) të këtij lloji sepse për momentin nuk i takoj asnjë kampi politik shqiptar por as maqedonas.Këta të kampit shqiptar nuk më duan se flas shumë e te ata të kampit politik maqedonas nuk kamë trokitur akoma në dyert e tyre tua shoh disponimin se si e kanë a do të më pranojnë apo do të më refuzojnë nuk I dihet ndoshta një ditë u trokas në dyert e tyre. Prandaj nëse është bërë zyrtarizimi që e kemi pritur Urime nëse është bërë kjo e dyta pra përparimi i përdorimit të gjuhës shqipe le të jetë kjo një bazë e mire dhe një piknisje për zyrtarizimin sa më të shpejtë të gjuhës tone të bukur shqipe në RM përpjekje kjo shumë e gjatë por e paguar me sakrifica të shumta bile e larë edhe me gjak. Nga ana tjetër “Urime” edhe Gjykatës kushtetuese qe do ti del ndoshta punë për shfuqizimin e ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, kjo nuk do të doja të ndodhë por praktika e deritashme na m;son se kjo Gjykatë ka ditur të bëhet vegël e politikave ditore apo të luaj edhe rrol destruktiv sa i përket tentimeve për zyrtarizimin apo edhe përparimin e përdorimit të gjuhës shqipe. Apo në lojën Prish e ndreq, nderq e prish Gjykata Kushtetuese ka ditur më së miri ta luaj rolin e prishësit kur bëhej dhe bëhet fjalë për përparimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve. Kështu përher kanë shkuar punët në Maqedoni sa u përket të drejtave dhe lirive tona si shqiptar. Un i gëzohem përparimit apo edhe zyrtarizimit të përdorimit të gjuhës shqipe dhe kjo gjë përher ka qenë dhe është e mirëprirur edhe pse dikuj i pengon në këtë shtet. E di që meritën për këtë qështje do të mundohen ta përvetësojnë edhe ata qe nuk kanë bërë edhe aq shumë por edhe ata që nuk kanë bërë asgjë për këtë qështje por me rëndesi është se po nuk dolën pengesa të tipit se nënshkroi dekretin Presidenti apo e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese sërish do të përsëris është bërë nje hap shumë i madh drejt të ardhmes me të mirë të përbashkët në këtë shtetin tone të përbashkët. Përdorimi i gjuhës amëtare është e drejtë natyrore e çdo individi dhe në këtë qështje duhet ti mbajë sa më larg duart politika prandaj nga kjo e drejtë nuk është dashur të privoheshim edhe ne si qytetar të këtij vendi. Në një shkrim të mëparshëm pata shkruar se gjuhët I ka krijuar Perendia e madhëruar e jo politika e aq më pak politikanët. Në rregul le të jetë ky një fillim i ri për ndarjen edhe të mirave të përbashkëta e jo e vetëm të obligimeve kjo e fundit na takonte dhe na takon vetëm neve si shqiptar e të tjerëve u takonin përfitimet.

Njohja e më shumë se një gjuhe është pasuri e jo varfërim i njeriut
Unë gjuhen maqedone e flas që nga mosha pesë vjeqare dhe nuk më ka penguar kurrë kjo gjuhë. Përveq gjuhes maqrdone un e flas edhe gjuhën serbe, kroate, turke, angleze, franceze dhe gjermane.Dhe nëse Perendia më jep shëndet dhe afat jete më të gjatë dua që ti mesojë edhe gjuhen spanjole,italiane, portugeze kineze si dhe gjuhën japoneze pse jo. Sa më shumë gjuhë të botës të duash e të njohësh aq më mirë për ty, sa gjuhë të botës i din aq më i ditur dhe më i njohur do të jeshë. Fakti që e njihja gjuhën frenge më dërgoi në një qëndrim 10 ditor në Bruksel,Paris dhe Strazburg në vitin 2008. Fakti që e flas gjuhën angleze pata një ofertë për ta vizituar Kinën. Edhe pse dikush ma kishte fshehur ftesën në institucionin ku punoja por un e di që e kamë pasur një ftesë për ta vizituar dhe për të qëndruar në Kinë një muaj të tërë në vitin 2012. Pse nuk ma kanë dhënë ftesën nga institucioni ku kamë qenë i angazhuar është qështje e tyre. Prandaj theme se sa më shumë gjuhë të dishë dhe të flasësh aq më mirë eshtë për të gjithë.Gjuha është mjet komunikimi dhe orientimi apo për tu marrëvesh dhe kuptuar. Më mirë eshte te merreshvesh dhe të kuptohesh sesa të mos merreshvesh e te mos kuptohesh.Por ne na mbetet edhe një qështje shumë me rëndësi ta rregullojmë pra ajo është ta mësojmë ta flasim dhe ta shkruajmë mirë gjuhën shqipe. Unë e shoh se dominojnë lokalizma të shumtë gjatë të folurit dhe të shkruarit. Në mjediset shqiptare secili vend dhe rajon e flet gjuhën e rrethit dhe rajonit të vet ndërsa një prej tendencave të Kongresit të Manastirit dhe gjuhtarëve të shquar shqiptar ka qenë dhe është unifikimi i gjuhës shqipe. Nuk mundet në komunikim zyrtar në media apo në emisione të ndryshme qofshin ato edhe të karakterit argetues zbavitës të përdoret slengu apo gjuha e rrugës.Prandaj nëse duam ta bëjmë më cilësor zyrtarizimin e gjuhës shqipe tanimë është hapur punë dhe atë shumë punë për gjuhëtar Urime na qoftë Përparimi apo Zyrtarizimi i gjuhës shqipe????.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top