Urime Ligjin e gjuhës shqipe apo Ligjin e Talat Xhaferit

EJUP BERISHA
Ligji i miratuar dje nga Kuvendi Republikës së Maqedonisë që u quajt ligji për përparimin e përdorimit të gjuhëve tani e tutje le të quhet Ligji i Talat Xhaferit.Pse e propozoj një gjë të tillë, këtë e propozoj për shkak të qëndrimit heroik dhe stoik të Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për tu miratuar ky akt juridik dje.Por edhe ndaj qëndrimit të paluhatshëm të tij pas të gjitha atyre presioneve fyerjeve dhe sharjeve që i adresoi jo vetëm Partia opozitare VMRO-DPMNE gjat ditës së djeshme ndaj Talatit por edhe për shkak të fyerjeve dhe sharjeve të shumta që tanimë një kohë të gjatë i adresoi ndaj tij opinioni më i gjërë maqedonas që është kundër miratimit të një ligji të tillë. Ligji për Përparimin e përdorimit të gjuhës shqipe apo Ligji i Talatit na qoftë Përhajr neve si shqiptarë dhe i njëjti u zbatoftë realisht dhe sincerisht në komunikimin zyrtar të brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar. Pse propozoj që ligji ta mbaj emrin e Talat Xhaferit sepse ky atë gjatë nëntë muajve të fundit e mbrojti intelektualisht por dje një gjë të tillë e bëri edhe fizikisht në Kuvendin e Republikës.Pra pas të gjitha atyre përpjekjeve që i bëri VMRO-DPMNE-ja për pengimin e miratimit të ligjit në fjalë Ramboja nga Forina T.Xh tha se Ligji do të miratohet dhe pikë. Pra ky është guxim kurajo dhe forcë në politikë të të bëjnë presion të të shajnë e ofendojnë bile edhe të tentojnë të të sulmojnë edhe fizikisht dhe ti si njeri të keshë guximin të thuash bëni qtë duani por ligji u miratua dhe kjo gjë mori fund. Ky pra ishte Talati dje që të gjithëve u mbajti mësim dhe u tregoi se si luftohet për të drejtat e popullit shqiptar.Unë një mirnjohje gjithashtu të madhe dhe të sincertë me këtë rast ia kisha dedikuar edhe Z.v Kryeministrit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Z.Hazbi Lika i cili po bën shumë punë të mëdha pa fjalë të mëdha për zbatimin e sincertë dhe real të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje.Thuhet se punët që duken nuk duhet të thuhen me fjalë sepse në vend të tyre flasin veprat që bëhen.E veprat që Z.Hazbi Lika dhe Z. Talat Xhaferi po i bëjnë në skenën politike po shihen qartë dhe pastër.
Çka i tha Gruevski Talatit
Tanimë opinionit shqiptar i intereson se qfar i ka thënë gjat duelit verbal ish Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski Talat Xhaferit.Ky i pari sigurisht i ka thënë mos guxo ta bëshë një gjë të tillë se a e din se kush jamë un? Pra Nikolla ka shtuar se është Stërnip i Filipit të dytë dhe Aleksandrit të madh.E Talati me siguri i ka thënë Nikollë unë nuk e di se të kam kushëri sepse mos harro se Leka i madh është hero i imi apo para-aedhës i shqiptarëve. Dhe Talati Nikollës i ka shpjeguar shkurt e shqip se sa më parë që pajtohesh me zyrtarizimin e gjuhës shqipe aq më mirë do të jetë për ty dhe për mbarë opinionin maqedonas.

Loading...