Disa fjalë dhe pyetje në lidhje me urimin e Ali Ametit për Ilinditën… pardon, Ilindeninn. Sikur në fillim të luftës së 2001 ta përmendje Kryengritjen e Krushevës, sa shqiptarë do t’i bashkangjiteshin UÇK-së? Pse atëherë nuk u thirre në mal edhe maqedonasit, vllehët, romët e të tjerë? Jo më shumë se afër një muaj më përpara, Z. ALI Ameti, shqiptarëve ju premtove se kurdo do realizohen ëndërrat dhe synimet e Lidhjes së Prizrenit. Nuk ka kaluar shumë kohë, Z. Ali Ameti, kur na e bëre me dije se kur ke qenë i ri, shqiptarët e Maqedonisë nuk i ke Paramenduar as me Kosovën as me Maqedoninë, por vetëm me Shqipërinë. Teksti i urimit tënd, z. Ali Ameti, më duket se, fjalë për fjalë, është përshkruar nga urimet që ua dërgonin qytetarëve udhëheqësit komunistë. Përndryshe, nga krejt ajo që punuat bashkë me Nikolla Gruevskin e ndërtuat shtetin e robëruar të krimit dhe korrupsionit, e asgjë tjetër./Xhevdet Hajredini

Loading...