Në 33 pika në 10 qytete të Maqedonisë sot do të mbahet ngjarja e parë nga aksioni kombëtar humanitar “Ushqe 10.000” për grumbullimin e ushqimit. Aksionin e organizon rrjeti “Të gjithë të ngopur”, që është pjesë e iniciativës qytetare “Lëviz me gisht”.
Organizatorët rekomandojnë që qytetarët të donojnë ushqim që nuk prishet lehtë si: oriz, fasule, kripë, sheqer, miell, pasta, vaj për gatim, bizele, peshk të konservuar, supë të pulës, biskota, keçap, fruta të konservuara dhe perime.

“Ngjarja e parë do të fillojë në orën 10 dhe do të zgjasë deri në orën 19 në më shumë lokacione në Shkup, Manastir, Kumanovë, Prilep, Strumicë, Radovish, Gjevgjeli, Gostivar, Koçan dhe Vinicë. Ambicia jonë është që çdo muaj të ndodh ky aksion, dhe të rritet në aktivitet të rregullt në të cilin qytetarët do t’iu ndihmojnë kategorive të ndjeshme të qytetarëve, të cilat nuk mund të sigurojnë më shumë se një shujtë në ditë”, thotë Bllazhe Josifovski nga “Të gjithë të ngopur”.

Iniciativa qytetare “Lëviz me gisht” e mbështeti Aksionin kombëtar humanitar “Ushqe 10.000” për grumbullimin e ushqimit, që është në organizim të rrjetit “Të gjithë të ngopur”, ndërsa ideator i së cilës është Asociacioni “Eja Maqedoni”.

Qëllimi është që të ngrihet vetëdija e qytetarëve për problemin me mungesën e ushqimit me të cilin përballen shumë qytetarë të vendit tonë, si dhe të krijohet mundësia që rregullisht të donohet ushqim deri te bashkëqytetarët tanë përmes grumbullimit një herë në muaj të 10 tonë ushqim që do të përfundojë në duart e atyre që më së shumti iu nevojitet.

Një pjesë e organizimeve të përfshira në këtë projekt punojnë me persona të pastrehë dhe për to bëhen pako të posaçme në bazë të kushteve të tyre për jetë. Pjesa e mbetur e organizimeve janë të angazhuar që ta shpërndajnë ushqimin deri te familjet e rrezikuara sociale dhe deri te personat e dëmtuar deri te shtëpitë e tyre.

Loading...