Shëndetësi

Ushqimet më të mira për fytyrën

Maska-për-fytyrën

Një listë me ushqimet më të mira për fytyrën

Ushqimi është përbërësi kryesor i ruajtjes së lëkurës të shëndetshme dhe të pastër. Nëse zgjidhni me kujdes se çka të konsumoni problemet me lëkurë do të jenë shumë më të vogla.

Më poshtë ju sjellim një listë të ushqimeve të cilat rekomandohen nga studiuesit t’i konsumoni për t’i eliminuar problemet e lëkurës.

1. Bananja

Bananja është një frut i pasur me shumë fibra, magnez, kalium dhe vitamina të tilla si vitamina A, B, C, E, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës së pastër dhe të shëndetshme. Nëse vendosni të miksoni bananen me mjaltë atëherë rezultatet që do të përfitoni nga ky kombinim do të jenë befasuese.

2.Limoni

Limoni që nga lashtësia është konsideruar si produkti kryesor i eliminimit të papastërtive në lëkurë, me të cilat kryesisht ballafaqohet fytyra e yndyrshme, të tilla si aknet, pikat e zeza, njollat etj. Limoni me përqindjen e lartë të antioksidantëve pastron organizmin në mënyrë të shkëlqyer, veçanërisht nëse vendosni ta konsumoni çdo ditë kombinuar me ujë të vakët dhe një lugë mjaltë. Pirja e rregullt e kësaj recete, çdo mëngjes, ndihmon në heqjen e celulitit dhe në eliminimin e bakterieve.

3. Portokalli

Përqindja e lartë e antioksidantëve ndodhet edhe tek portokalli. Ky frut është I pasur me vitamina të shumta të cilat, sipas studimeve ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve, ndihmojnë në rregullimin e punës së zemrës si dhe luftojnë infeksionet. Përfitime nga ngrënia e këtij fruti do të reflektohen edhe në lëkurë.

4. Mollët

Mollët kanë përmbajtje të vitaminës A dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në ushqyerjen e lëkurës dhe në rikthimin e shkëlqimit dhe butësisë së saj. Mollët ndihmojnë edhe në rregullimin e problemeve me tretje dhe në këtë mënyrë trupi juaj do të jetë gjithmonë i pastruar nga përbërësit e panevojshëm.

5.Papaja

Papaja nuk është shumë frutë e njohur në vendin tonë, por rëndësinë që e ka për lëkurën dhe përfitimet që i sjellë organizmit do t’ju shtyjnë që menjëherë të filloni ta konsumoni. Papaja në vendet e huaja është shumë e rekomanduar për trajtimin e problemeve me flokët dhe me lëkurën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top