Një njësi e batalionit të katërt të mekanizuar të këmbësorisë së Brigadës së Parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë sot në Sofje do të marrë pjesë në paradën me rastin e ditës së forcave të armatosura bullgare.

Në paradën në Sofje do të marrë pjesë një delegacion të lartë ushtarak i Ushtrisë i udhëhequr nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Metodi Veliçkovski.

Pjesëmarrja e njësive të Armatës në këtë paradë bazohet në ftesën e pranuar nga presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni, në shkurt.

Loading...