Një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos të shtunën me sa duket nga një “sulm i brendshëm” në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit. Njoftimin e bëri aleanca e NATO-së.

Brent Taylor, ushtari i vrarë, ishte babai i shtatë fëmijëve. Ai ishte kryebashkiaku i qarkut North Ogden në shtetin perëndimor të Jutas dhe ishte duke shërbyer në Afganistan me Gardën Kombëtare të Jutas.

Gazeta Salt Lake Tribune njofton se Taylor ishte në turneun e tij të dytë në Afganistan dhe kishte shërbyer dy herë të tjera në Irak, përcjell VOA.

Ushtari i plagosur është raportuar të jetë në gjendje të qëndrueshme.

Sulmi i së shtunës në Kabul është i fundit i atyre sulmeve në të cilat forcat afganë i kthejnë armët e tyre ndaj ushtarët ndërkombëtarë me të cilët punojnë.

Misioni i Mbështetjes i NATO-s tha në një deklaratë se “Raportet fillestare tregojnë se sulmuesi ishte anëtar i Forcave Kombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Afganistanit”. Në deklaratë thuhet se sulmuesi u vra nga “forca të tjera afgane”. /Telegrafi/

Loading...