Ushtari i UÇK-së dhuron veshkën si donacion për shërimin e djalit të Halil Kastratit

Ndjehem krenar dhe kam nderin që në emër të bashkëluftëtarëve, të përshëndes me një vlersim të lartë gjestin human të Komandant Shaban Brahaj – TIGRI,

Luftëtarit të UÇK-së pran Zonës Operative të Pashtrikut i cili publikisht ka deklaruar: dhe e fal veshkëne Tij, donacion i dedikuar humanitar, transmeton Gazeta Lajm.

Ai në deklaratën e tij thot:

Deshi Zoti që të na shpëton kokën gjatë luftimeve të ashpëra me armikun, gjatë ofanzivës së operacionit Shigjeta në Pashtrik.

Duke qenë mirënjohës dhe falenderues ndaj Krijuesit, unë Shaban Brahaj, sot në emër të Zotit dhe kombit, dua vullnetarisht të fali veshkën time si donacion i dedikuar për të ndihmuar djaloshin Uvejs Kastrati i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë. ku njëherit ky djal është i biri i humanistit të dalluar Halil Kastrati, njeriu që një kohë të gjatë ka gëzuar dhe ka rikthyer buzëqeshjen në shumë fëtyra të fëmijëve bonjak duke u siguruar kulm dhe streh mbi kokat e tyre.

(Ai ka lënë edhe numrin e telefonit për ta kontaktuar se kur dhe ku duhet të paraqitet për donimin e veshkës.)

Respekt për kët gjest human të Kom. Shaban Brahaj nga Prizreni./Daim Hiseni

Loading...