Ushtari izraelit feston derisa vret palestinezin e paarmatosur (Video)

Ushtria izraelite thotë se po heton videoklipin, e filmuar përmes dylbisë së pushkës, ku shihen ushtarët që brohorisnin pas të shtënave që qëllojnë mbi një palestinez të paarmatosur.
Videoja, e cila u bë virale në internet dhe u transmetua edhe në televizionin izraelit, u denoncua nga politikanët izraelitë.
Ushtria tha se të shtënat me sa duket në kufirin Izrael-Gaza, ndoshta ndodhën disa muaj më parë.

Rasti vjen në një kohë të tensioneve të larta mbi Gaza.

Loading...