Kosovë-Shqipëri

Ushtria serbe ka qenë e gatshme të kthehet në Kosovë, kjo është njësia ushtarake që u shpërbë

auto-kthimi1500282916_1500284389-1176992

Për këtë shkruan sot portali serb “Alo” duke theksuar se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë lejohej sipas Rezolutës 1244 të KB-së
Kjo njësi, sipas këtij portali, ka qenë e armatosur deri në dhëmbë, dhe ai ankohet se ajo ishte shpërbërë në vitin 2001 me sloganin se ajo ka qenë ushtri private e Slobodan Milosheviqit, transmeton Koha.net.

Loading ad

00:00
00:00
Prej atëherë fati i njësisë dhe i specialëve që kanë qenë nuk dihet dhe as që flitet për të, kanë thënë për këtë ish-gjeneralët të UJ-së dhe ministra.

“Pjesëtarë të aradhes së Kosovës jetojnë dhe punojnë në kuadër të Armatës së Tretë duke pritur vendimin që të kthehen në Kosovë në misionin e paqes dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Dita e sotme le të hyjë në histori si ditë e kthimit në tokën e shenjtë serbe”, ka thënë më 1 shtator 2000, komandanti i Armatës së Tretë Vladimir Lazareviq.

Në dorëzimin e flamurit të njësisë kishin marrë pjesë nënkryetari i Qeverisë federative Nikola Shainoviq, kryepolici i Serbisë Vlajko Stojiljkoviq, ministri i Mbrojtjes gjenerali i Armatës Dragoljub Ojdaniq si dhe atashetë ushtarakë të 12 vendeve dhe përfaqësues i Zyrës së KB-së n Beograd.

Komandant i kësaj njësie u emërua gjeneralkoloneli Momir Vukadinoviq, të cilit gjeneralkoloneli Nebojsha Pavkoviq, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UJ-së, në emër të Slobodan Milosheviqit, kryetari të atëhershëm të Jugosllavisë, ia dorëzoi njësisë flamurin

Ushtria e Jugosllavisë publikisht e kishte prezantuar aradhen e cila e para do të kthehej në hapësirën e Kosovës. Emri i kësaj njësie ishte Aradhja e Tretë e dedikimit special dhe ajo të shumtën përbëhej nga pjesëtarë të Ushtrisë së Jugosllavisë si dhe nga një numër pjesëtarësh të trajnuar me uniforma të MPB të Serbisë.

Njësia u shpërbë një vit pas formimit e gjeneralkoloneli Momir Vukadinoviq, u ndërrua në vitin 2001.

17 vjet pas kësaj, ende heshtet, konstaton portali duke përmendur fjalët e i sh-ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes e të akuzuarit të Hagës Dragoljub Ojdaniq:

“Kam qenë në atë prezantim të njësisë, por më shumë pse më është dashur, sepse si ministër i atëhershëm më takonte. Mos të flasim për këtë, shumë gjëra të pakëndshme kam përjetuar rreth asaj njësie dhe ja, as tani, pas kaq shumë vitesh, nuk jam i gatshëm të flas për të”, ka thënë ai pa ka dashur të zbulojë cilat kanë qenë ato gjëra të pakëndshme që i ka përjetuar, përcjell Koha.net.

Ka folur edhe gjenerali i Armatës së Tretë, po ashtu i dënuar nga Haga për krime lufte Vladimir Lazareviq:

“Të gjithë, për fat të keq, këtë aradhe trime. Nuk jam në gjendje dhe e kam të vështirë të flas për këtë. Ai ka qenë një grup profesionistësh të cilët vullnetarisht shkuan në përbërje të asaj njësie… Jo… Nuk mundem”.

Milovan Drecun lidhur me këtë njësi ka thënë:

Këtë aradhe e kanë shpërbërë ata të 5 tetorit 2000 sepse nuk kanë guxuar as të mendojnë se Kosova është serbe e lëre më se ushtarët do t’i kthenin në Kosovë. Të gjitha i kanë bërë në bashkëpunim me Paktin NATO, prandaj dhe nuk është për t’u habitur pse edhe ky rrëfim është shkatërrua.

Njësia e Kosovës përbëhej nga 1000 ushtarë e policë dhe ishte e pajisur me armatimin më modern.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top