Ushtritë më të forta të rajonit: Kroacia e para e pasuar nga Serbia, ku ndodhet Shqipëria? (Foto)

Fuqitë më të mëdha ushtarake të botës padyshim që janë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Ndërsa rajonit tonë i prinë Kroacia me ushtrinë më të fortë, thuhet në ranglistën më të re të publikuar në ueb-faqen Global Firepower, raporton e përditshmja serbe Kurir.

Nga shtetet e ish-Jugosllavisë, më së miri është renditur Kroacia e pasuar nga Serbia, derisa Sllovenia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë të konsiderueshme janë më të dobëta ushtarakisht. Është interesant fakti se në këtë listë nuk figuron fare Mali i Zi dhe Maqedonia, por as Kosova, meqë kjo e fundit edhe nuk ka ende ushtri.

Kjo listë është krijuar duke u bazuar në më shumë se 50 faktorë, duke përfshirë popullsinë, personelin ushtarak aktiv dhe rezervë, numrin e aeroplanëve, tankeve, automjeteve të blinduara si dhe shumës së buxhetit që një shtet e shpenzon për mbrojtje. Gjithashtu janë marrë në konsideratë edhe burimet e financimit shtetëror, siç është nafta.
Aleksandar Radiq, analist ushtarak, thotë se fakti që Serbia ka më së shumti njerëz në ushtri edhe pse thekson se është e vështirë të vlerësohet, pas përvojës së viteve të nëntëdhjeta, tregon qartë se sa i gatshëm është një shtet të angazhohet në një luftë. Sipas tij edhe pse Kroacia është para Serbisë, vendi i tij (Serbia) ka njëfarë lloj avantazhi.

Lista 3“Potenciali i Kroacisë është për gjysmë më i vogël sesa i yni. Megjithatë, ky shtet ka ambicie fantastike dhe mbështetje politike në ndërtimin e forcave të armatosura që do të ishin lider në rajon. Kroacia ndihmohet shumë për faktin se është anëtare e NATO-s dhe BE-së, derisa Serbia, edhe pse neutrale, nuk ka qëndruar pas neutralitetit të saj. Ushtria serbe aktualisht për fat të keq është inerte, dhe e lënë pas dore, dhe shpesh përdoret vetëm si dekor për tu fotografuar me politikanë”, ka shtuar Radiq.
Ai beson se për çdo ushtri, duke përfshirë edhe atë serbe, është e rëndësishme të ketë mbështetje të madhe morale, të qytetarëve dhe politikanëve, sepse historia ka treguar se ushtritë e fuqishme botërore shpesh i kanë humbur luftërat për shkak se nuk kishin një mbështetje të tillë.

Loading...