SHBA dhe Rusia kryesojnë listën e vendeve më të fuqishme ushtarakisht, ndërsa në vendin e 3-të renditet Kina.

Referuar mbi analizën e Global Firepower, renditja nuk bazohet thjesht në numrin e përgjithshëm të armëve në dispozicion për çdo vend, por në diversitetin e tyre brenda totalit të numrave për të siguruar një balancë më të mirë të fuqisë së zjarrit në dispozicion.

Gjithashtu rezervat bërthamore nuk merren parasysh por pranohen / dyshohen se fuqitë bërthamore marrin një bonus.

Në renditje përfshihen 133 vende, ndërsa Korea e Veriut renditet e 23, një vend më poshtë se Australia, por një vend më lart se Arabia Saudite. Gjermania renditet në vendin e 9, ndërsa Egjipti një më poshtë i 10-ti.

Ndërkohë India, Franca, Britania e Madhe, Japonia dhe Turqia, ndajnë pozicionet nga vendi i 4-të te i 8-ti.

Shqipëria në këtë renditje ndodhet në vendin e 90-të, ndërsa Kroacia në vendin e 68. Kjo e fundit rezulton si ushtria më e mirë për Rajonin e Ballkanit. Serbia renditet në vendin e 83, Sllovenia në të 113, Bosnja në vendin e 121 dhe Maqedonia e 122. Lista e vendeve mbyllet me Bhutanin që renditet në vend të fundit.

Referuar studimit, SHBA akordon buxhetin më të lartë për mbrojtje, 587 miliarde dollarë, ndërsa Rusia 44.6 miliarde dollar.

Loading...