Universiteti i Tetovës e organizoi Konferencën IV shkencore të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike. Tema boshte që trajton kjo konferencë këtë vit është “Bashkëpunimi midis universiteteve dhe bashkëjetesa kulturore – një premisë për një platformë të qëndrueshme në të gjithë Ballkanin”.

Këtë konferencë, në të cilën marrin pjesë rektorë dhe studiues të shumtë shkencorë nga të gjitha Universitetet e Ballkanit, e shpalli të hapur zyrtarisht Rektori i Universitetit të Tetovës, njëherit edhe President i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ai  para auditorit, ku përveç studiuesve shkencorë, të pranishëm ishin edhe mbi 40 rektorë të Universiteteve Ballkanike shtoi se universitetet, studimet e tyre duhet t’i orientojnë në hulumtime të mirëfillta të kulturës së popujve të Ballkanit, që nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e ndikimeve të zakonshme gjuhësore, kulturore dhe letrare që kanë pasur kulturat e ndryshme në rajon, por rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojmë studimit të mirëfilltë shkencor të vlerave të këtij qytetërimi dhe kontributit që kanë ofruar këto kultura për gjithë historinë e njerëzimit ndër shekuj

Hapjen e punimeve të kësaj konference ndëruniversitare ballkanike me prezencën e tij e nderoi edhe Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. Ai para studiuesve shkencorë u shpreh se universitetet janë djepi i dijenisë, djepi i ardhmërisë dhe janë institucionet, në të cilat determinohet vizioni për të ardhmen.

Në hapjen zyrtare të kësaj konference pikëpamjet e tyre lidhur me  temën e konferencës dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes Universiteteve Ballkanike, i shfaqën edhe rektorë të universiteteve por edhe studiues shknecorë.

Loading...