Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 31 tetor 2018, e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore me seli në Tetovë, ku u prit nga Rektori i porsazgjedhur, akademik Abdylmenaf Bexheti.
Rektori i UT-së, në emër të institucionit që e drejton, studentëve dhe stafit akademik, e uroi Rektorin Bexheti për zgjedhjen e tij në krye të këtij universiteti të rëndësishëm të arsimit sipëror në Maqedoni, sikundër shprehu bindjen se nën udhëheqjen e akademik Bexhetit ky universitet do të bëhet jo vetëm një shembull i mirë i menaxhimit, por edhe i bashkëpunimit të ndërsjellë mes universiteteve.
Në këtë takim zyrtar, të dy rektorët biseduan edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen këto dy institucione të larta arsimore, si dhe për shkëmbimin e përvojave në funksion të arritjeve dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare në mësimdhënie. Në përmbyllje të takimit, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, homologut të tij në UEJL i dhuroi logon e Universitetit të Tetovës.

Loading...