Të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë dhe u pëlqen të shijojnë peizazhet e rralla duke udhëtuar me anije luksoze brenda të cilave nuk mungon asgjë, atëherë sigurisht se duhet ta provojnë udhëtimin me anijen Utopia.

Ajo është afro 300 metra e gjatë dhe është në përfundim e sipër në një port në Korenë e Jugut. Brenda saj janë 190 apartamente ku secila prej tyre kushton nga 4.4 deri në 36 milionë dollarë, varësisht nga hapësira dhe elementet që janë përdorur gjatë ndërtimit, transmeton Telegrafi.

Inxhinierët dhe arkitektët i kanë prezantuar disa fotografi që tregojnë se si do të duken dhomat dhe hapësirat tjera brenda kësaj anije luksoze, që konsiderohet si hotel lundrues me pishinë, kinema private dhe shumë gjëra tjerë që shumica e banorëve të botës vetëm munden t’i ëndërrojnë.

Të gjithë ata që duan të shijojnë specialitetet e preferuara duhet t’i vizitojnë restorantet brenda anijes, si dhe kazinotë që pritet të mbledhin qindra mysafirë. Aty do të jenë edhe palestrat e fitnesit, qendra mjekësore, dyqanet, klubet e natës dhe galeria e artit.

Ndërkaq të gjithë ata që nuk i kanë blerë apartamentet por që duan të udhëtojnë me Utopinë, mund të marrin me qira një nga 206 dhomat luksoze – duke filluar nga suitat standarde, luksoze dhe “grand” luksoze.

Projekti për ndërtimin e Utopisë ka kushtuar rreth një miliard dollarë dhe është kryevepër e David Robb, financier i suksesshëm që është diplomuar në biznes në universitetin e Harvadit. /Telegrafi/

Loading...