Kompania e njohur lobiste “Merkjuri” më 22 shkurt të këtij viti, ka bërë marrëveshje për lobim me “Fondaionin Libertas”, e themeluar në gusht të vitit 2016 dhe e regjistruar në New York, mëson “360 Gradë”, njofton Portalb.mk.

Sipas dokumentacioneve, Fondacionin Libertas, e ka marrë kompania Merkjuri për shërbime lobistike, ashtu siç shkruan, Rumania, Bullgaria, Maqedonia, Serbia dhe Greqia.

Personi i vendosur si kontakt në emrin e Fodancionit Libertas – është Bekzud Isakxhanov dhe për mail adresë ka: black999gold@gmail.com.

Sipas informatave, Bekzud Isakxhanov është me prejardhje prej Uzbekistanit, por edhe në një periudhë ka adresë ku ka jetuar në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Sipas dokumenteve nga arkivi i Senatit amerikan nga gushti i vitit 2016, në mesin e lobistëve të Merkjurit që zyrtarisht janë paraqitur se do të japin shërbime për Fondacionin Libertas është edhe Adam Ereli, ish ambasador i SHBA-së në Bahrejn dhe zëvendës-zëdhënës i Stejt Departamentit Amerikan. Adam Ereli personalisht është nënshkrues i tekstit i cili hapur kritikohet puna e prokurores speciale, Katica Janeva, e publikuar në “The Hill”, në nëntor të vitit 2016. Mediat e afërta me VMRO-DPMNE-në atëherë njëzëri e transmetuan tekstin e Erelit.

“The Hill” edhe në të kaluarën ishte forum në të cilën janë publikuar tekste me të cilat përkrahet VMRO-DPMNE-ja dhe kritikohet LSDM-ja. Një pjesë e tyre më vonë janë paraqitur nga lobi-kompanitë e VMOR-DPMNE-së si publikime të paguara lobistike.

Loading...