Prej ditësh, qytetarët që preken nga bulevardi i ri i Tiranës dhe për pasojë do t’iu shemben shtëpitë, kanë shpërthyer në protesta kundër bashkisë ku kanë kërkuar një shpronësim më të drejtë.
Protestat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët pasi INUV ka zbarkuar në zonën e tyre dhe ka nisur të shëmbë banesat.

Në këtë video të postuar nga “Nisma Thurje” duket dhimbja dhe vuajtja e një qytetari i cili do të mbetet në mes të 4 rrugëve.
“Dhimbja e nje babai, bashkeshorti, njeriu te cilit po i shembin shtepine duke i dhene ne kembim asgje e duke e lene ne mes te kater rrugeve. Banoreve te shtepive qe preken nga Bulevardi i Ri u eshte bere vleresimi i shtepive jo sipas vleres se tregut por sipas kostos se ndertimit. E per me teper asnje qindarke nuk u eshte levruar ende duke i lene ne qiell te hapur e pa asnje alternative. “Te forte me te dobetit e te dobet me te fortin” po kthehet ne moto qeverisese.”­shkruan Nisma Thurje

Qytetari ka pretenduar se i është vlerësuar shumë pak banesa e tij, vetëm 30 milionë lekë të vjetra.

Ajo çka qytatari ka dashur është t’ia lerë banesën djalit të vet. I është dashur të qëndrojë më shumë se një orë mbi çati, por në fund nga ndërhyrja e policisë i moshuari 74 vjeçar ka zbritur.

Loading...