Vajza diplomon me “snajper”, ja emri i saj

Një vazjë që në ditën e saj të diplomimit ka bartur një pushkë, ka ngjallur shumë debat në SHBA -lidhur me liritë personale, protestat e studentëve si dhe privilegjin e të bardhëve.
Kaitlin Bennet e cila diplomoi nga një universitet në Ohio, shkoi në kampus me një pushkë të llojit AR-10 gjysmë-automatike, teksa në duar mbante një kapelë të diplomimit ku shkruhej “eja dhe merre”.22 vjeçarja më vonë e ka publikuar këtë fotografi duke thënë se po protestonte kundër politikave të universitetit që ndalon bartjen e armëve nga studentët, profesorët dhe të punësuarit brenda universitetit, mirëpo lejon “mysafirët” që të bartin armë (por jo në ndërtesë).

Publikimi i saj është shpërndarë më shumë se 4 mijë e 800 herë, dhe ka 19 mijë pëlqime, në këtë publikim ajo shpjegon veten- duke thënë se po promovon të drejtën e saj për t’u mbrojtur.
Disa komentues kanë thënë se nëse ajo do t’i takonte ndonjë komuniteti pakicë në Amerikë, nuk do të lejohej që të ecte lirë me armën në shpatulla, mirëpo këtë privilegj e gëzoi vetëm sepse është e bardhë.

Loading...