Ka diplomuar dhe specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka punuar në kongresin amerikan, por sërish ka vendosur të kthehet në vendlindje. Rudina Hajdari, vajza e deputetit legjendar demokrat Azem Hajdarit, ka qëndruar në Shkup dhe Tetovë, kurse në Universitetin e Tetovës ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik.

Prej shtatorit të vitit të kaluar është deputete e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, kurse në intervistën ekskluzive për Lajm.Tv dhe Gazetën Lajm thotë se në këtë mënyrë po e çon në vend amanetin e babait të saj, të vrarë në atentat në vitin 1998.

E shkolluar në universitetet prestigjioze amerikane për politikë ndërkombëtare dhe për çështjen e sigurisë, ajo flet edhe për zhvillimet politike në Shqipëri, te shqiptarët jashtë Shqipërisë, si dhe në mbarë Ballkanin. Intervistën e plotë me deputeten Rudina Hajdari mund ta përcillni në videon më poshtë:

 

 

Loading...