Doruntina 15 vjeçare, vajza e deputetes Donika Kadaj – Bujupi, ka rrëfyer momentin kur në shtëpinë e tyre janë futur pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për ta arrestuar nënën e saj Donikën.

Ajo për KosovaPress, thotë se edhe pse kanë qenë të përgatitur për këtë, nëna e saj u arrestua si një kriminele.

“Rreth orës 08:30 kanë ardhë policia në shtëpi dhe e kanë marrë mamin. Kemi qenë të përgatitur për një gjë të tillë,por mami u arrestua si të ishte një kriminele. Na kanë tmerruar mua dhe gjyshen”, tha Doruntina.

Ajo, bëri me dije se nuk do të rrinë duarkryq dhe do të mobilizohen për ta përkrahur nënën e saj.

Loading...