Vajza e Velija Ramkovskit rrëfen torturën që i është bërë në burg

Mbrëmë në emisionin Top Tema të TV Telma, ka qenë e ftuar vajza e Velija Ramkovskit, pronarit kryesor të televizionit A1, Emel Ramkovska. Ajo është një nga të akuzuarat në rastin ‘Pijazhina’. U dënua me gjashtë vite burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ramkovska ka theksuar se aq ishte e frikshme ajo çfarë ndodhi në lidhje me paraburgimin sa që është ndjerë e gëzuar që është gjallë. Kështu e ka nisur rrëfimin, duke treguar torturën që e ka kaluar si një nga të akuzuarat në rastin kontrovers.

”Kur u zgjuam për herë të parë në burg, thash: Faleminderit Zot, vetëm unë jam këtu’. Në situatë të atillë patjetër të qëndrosh, të gjesh dhe të kapesh për diçka të mirë”, ka thënë Ramkovska.

Ajo ka kaluar në burgun e Shutkës 28 muaj dhe nuk i është lejuar t’i sheh fëmijët. Vetëm gjatë kontrolleve mjekësore ajo ka mundur t’i sheh. Më pas ajo është transferuar në burgin e Idrizovës. Për herë të parë me babain Velija Ramkovski është parë në gjyq dhe aty ka gjetur mundësinë për përqafim.

Ndër të tjera, menaxherja e ish-TV A1, ka shtuar se kur tani punët kanë ndryshuar dhe se njoftohet për ndryshime në gjyqësor, gjegjësisht kthimi i pavarësisë dhe profesionalizmit, ajo do të kërkojë të njëjtat dëshmi që janë shfrytëzuar kundër tyre, që të hapet rasti përsëri dhe të nxjerrin drejtësinë në pah.

Loading...