Një vajzë nga Çairi të enjten ka përjetuar tmerr të vërtetë. Diku rreth orës 3 në shtëpinë ku ka qenë vetë janë future dy hajdutë dhe duke e kërcënuar me thikë kanë marrë para. Rastin në polici e ka denoncuar babai i saj 37 vjeçar, transmeton Gazeta Lajm.
“Më datë 01.11.2018 në ora 17.54 në stacionin policor Çair, Gj.Xh.(37) nga Shkupi ka paraqitur se të njëjtën ditë rreth orës 03.00, në shtëpinë e tij, ku ka qenë vajza e tij, kanë hy dy persona të panjohur dhe nën kërcënim me thikë kanë marrë para dhe janë larguar nga vendi. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçim të plotë të rastit”, njoftoi MPB.

Loading...