Maqedoni

Vajza që tentoi të vetëvritet në Durrës është nga Maqedonia jo nga Italia (Foto)

Screenshot_20170812-121234
Ajo kishte 10 ditë që kishte ardhur në Durrës për pushime dhe ishte vendosur në katin e tretë të një pallati në një kompleks banimi te Shkëmbi i Kavajës.

Aty ajo ishte njohur me një shtetas italian, me të cilin kishte nisur bashkëjetesën.

Burimet nga policia konfirmuan për “Panorama” se e reja ka tentuar të hidhet nga ballkoni i banesës, për motive që ende nuk dihen.

Ngjarja ka ndodhur teksa brenda në banesë ka qenë edhe shtetasi italian, i cili në polici është shprehur i habitur nga veprimi i vajzës me të cilën bashkëjetonte prej disa ditësh dhe ka treguar edhe njohjen mes tyre në Durrës.

Mësohet se vajza nga Maqedonia është dërguar nga Policia në ambientet e spitalit psikiatrik në Durrës, pasi dyshohet se veprimi i saj është kryer në momentet e një gjendje depresive.

Shtetasi italian pasi është marrë në pyetje, është lënë i lirë të vazhdojë pushimet në Shqipëri.

Screenshot_20170812-121253

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top