Vajza e cila shihej duke u mbajtur në një dritare të sallës së koncerteve Bataclan si tentim për të ikur nga sulmi terroristë në Paris, është gjallë dhe ka pranuar se është shtatzënë. Por ajo pranoi se askush nuk ishte në dijeni se ajo ishte në atë gjendje.

I dashuri dhe familja e saj e kuptuan këtë kur e shikuan videon teksa ajo lutej për t’u shpëtuar.

Ndërsa, djali që mbante atë nga dritarja tregoi se si xhihadistët bërtisnin brenda sallës, shkruan TheMirror, përcjell lajmi.net. “ Ne jemi këtu që të ju bëjmë juve të kaloni nëpërmjet asaj se si të pafajshmit po vuajnë në Siri. Po i dëgjoni të qarat e dhimbjes”.

“Tani do t’a ndjeni frikën që njerëzit çdo ditë e përjetojnë në Siri. Është luftë. Dhe ky është vetëm fillimi. Ne do t’i masakrojmë të pafajshmit. Ne duam që ju t’u tregoni të gjithëve”, tha ai.

Vajza shtatzënë tha se po e shikonte koncertin nga ballkoni, por kur pa terroristin që po ngjitej lart, ajo nuk kishte nga të shkonte, kështu zgjodhi që të qëndronte buzë dritares për pesë minuta derisa dikush i ndihmoi që të ngjitej.

Loading...