Rajon-Botë

Vajza var veten dhe e publikon ngjarjen Live në Facebook – policia e pafuqishme për ta ndaluar shpërndarjen e videos

vv3-e1484222331531-780x439

Katelyn Nicole Davis, nga Cedartown i Gjeorgjias, SHBA, ka transmetuar live një video në Facebook më 30 dhjetor duke thënë se ajo ishte abuzuar seksualisht nga një anëtar i familjes. Ajo vazhdoi filmimin edhe derisa e kishte varur veten në oborrin e shtëpisë së saj Cedartown.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tanimë që video është shpërndarë në rrjetet sociale, megjithatë autoritetet thonë se janë të pafuqishme për të ndaluar përhapjen e saj.

Po sipas medieve të huaja, policia nxituan në shtëpinë e Davis për të shpëtuar vajzën, në mbrëmjen e vetëvrasjes së saj, por ajo u deklarua e vdekur pasi u dërgua në dhomën e urgjencës së Polk Medical Center.

Videoja e puplikuar përfundon me një vajzë të varur në pemë, ndërsa një grua jashtë kamerës mund të dëgjohet duke e thirrur emrin e saj – u hoq më pas nga faqja e saj në Facebook.

Në javët që nga vdekja e saj, megjithatë, Departamenti i Policisë së Polk County ka qenë i përmbytur me thirrjet nga shumë njerëz, duke ngritur shqetësimin e shpërndarjes së videos në rrjetet sociale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top