Pamje të turpshme për brezin e sotshëm janë ato që kanë ndodhur sot. Një grup vajzash të reja, zihen me njëra-tjetrën.  Ato kapen prej flokësh, ndërsa spektatorët e tyre, djemtë, bëjnë tifozllëk.

Edhe pse disa mundohen të hyjnë në mes e t’i ndajnë, është thuajse e pamundur. Vajzat shahen me fjalë nga më të ulëtat dhe bëhen grumbull në këtë sherr të nisur vetëm nga dy prej tyre.

Gjithçka ndodh në oborrin e shkollës, në një prej gjimnazeve të Durrësit. Videoja flet shumë, ndërsa shqetësues është fati dhe e ardhmja e këtij brezi.

© SYRI.net

Loading...