Vajzat nga Anglia vijnë në bjeshkët e Sharrit, vajzave nga Tetova u vjen mërzi

Ne, si një grup i vogël adhuruesish të ecjes, ngjitjes majeve të larta dhe vizitave të ujëvarjeve dhe liqejëve të masivit malor të Sharrit, nën moton “ Ruajmë shëndetin duke i njohur për së afërmi bukuritë e vendit tonë” të dielën (8.07.2018) gjatë vizitës së liqejëve të Bogovonjës dhe liqenit të Bardhë, gjatë rrugëtimit tonë, patëm rastin t i takojmë tri vajzat nga Anglia. Për ne ishte një takim i veçantë sepse ato na befasuan me guximin dhe trimërinë e tyre, të kalojnë këto shpatije sa tërhjekëse aq më tepër edhe sfiduese! Netët (e ftohta) i kalonin nën qiellin e hapur nëpër tendaç ne ishim me veshje të trasha kurse ato me pantallone të shkurta dhe “mica”. Pyes veten: – ku janë femrat shqiptare? A do të kishin sakrifikuar dhe rezikuar deri në këte shkallë? Me siguri se JO. I till është mentaliteti ynë njëherë shqipëtar dhe mandej balkanas.Edhe pse janë bërë disa hapa fillestar në këte drejtim, që u pa nga prezenca edhe e femrave në disa marshuta organizuar nga disa shoqata malorësh të cilat sa vinë e shtohen këtu te ne, por prap larg jemi nga ajo që është civilizuese. Aritëm të kuptojmë se prej nga vijnë, profesionin e tyre, për përvojat në këte drejtim të bjeshkatarisë dhe rrëfyen edhe për mbresat tyre gjatë këtyre avanturave malore. U shprehën në superlativ për bukuritë natyrore të këtyre viseve që deri në ate moment i kishin vizituar.
SHKAKU TJETËR është të animojë qytetarin i cili është i kapluar nga ngërçi i stresit , mobingut, neurozave që krijon kjo jetë dinamike me plotë sfida dhe turbulenca, që nëpërmjet këtij lloj , ta quaj, sporti të gjejë pushimin , freskimin shpirtëror dhe ate fizik në bikuritë bjeshkëve, shushuritjen lumejëve dhe këngën e zogjëve.Marshutat e shumta që organizohen nga shoqata malore , të cilat kanë filluar të shpeshtohen dhe të masovizohen me pjesëmarrje, më gëzojnë pa masë sepse e kanë një karakter dhe qëllim të shoqërimit, integrimit , të njohtimit me bukuritë natyrës dhe të ngritjes së vetëdijes dhe kulturës ambientaliste
“ T’ I KËTHEMI NËNËS NATYRË SE ATY ËSHTËMË MIRË!
Shkruar nga ZEJNULLA SALIHI

Loading...