Mes gjithë rrëmujës që ndodhi dje me arrestimin e zyrtarit serb Marko Djuric në Veri të Mitrovicës, ajo që tra në sy ishte lmimi i gjithë aksionit. Që nga nisja e operacionit dhe deri në depërtimin e Djuric në Serbi gjithçka është kapur nga lentet e kamerave, ku padyshim ata që u ekspozuan më shumë ishin punonjësit e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës apo siç njihen ndryshe me shkurtimin ROSU. Nga gjithë kjo ngjarje e madhe që trazon deri thellë ujërat mes Serbisë dhe Kosovës me sa duket është prodhuar edhe diçka “komike”. Sytë e një prej policëve të ROSU kanë tërbuar vajzat në rrjetet sociale. Vajzat kanë publikuar foton e policit seksi, duke kërkuar informacion për emrin dhe vendbanimin e tij… Është kuriozitet i llojit të vetë se interesim për këtë polic kanë shfaqur edhe vajzat serbe.

Loading...