Ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes të 13’ë vendeve europiane po shqyrtojnë sot në Vjenë përgatitjet për valën e re të mundshme të migrantëve, pasi të kalojë dimri.

Mbledhjen e ka thirrur ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes të Austrisë, ndërsa marrin pjesë në të kolegët nga Çekia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Greqia dhe Kosova.

Disa nga këto shtete kanë qenë vende të synuara apo të transitit për refugjatët përgjatë rutës së ashtuquajtur ballkanike, nëpër të cilën kanë kaluar qindra mijë njerëz, ndërsa të tjerat janë kundërshtare të vendosjes së migrantëve në vendet anëtare të Bashkimit Europian, transmeton koha.

Austria vjet ishte në krye të përpjekjeve për mbylljen e rutës ballkanike nga Greqia drejt vendeve të Europës Perëndimore, raporton AP-ja.

Loading...