Kulturë

Vala e re kulturore: Artistët shqiptarë fillojnë në Kumanovë, përfundojnë në Kumanovë!

bajram shabani

Në kuadër të Manifestimit “Vala e Re Kulturore”, Ministria e Kulturës financon shumë koncerte dhe ngjarje kulturore nëpër qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë, ku do të performojnë artistët shqiptarë nga Maqedonia.
Më poshtë i gjeni datat e realizimit të evenimenteve të përzgjedhura përmes konkursit të parë, ku do të performojnë shumë shoqëri kulturoro-artistike, rock bende dhe talentë e virtuozë të muzikës serioze, e do të organizohen dhe lexime poetike dhe ekspozita. Ju ftojmë që t’i ndiqni artistët tanë! Aktivitetet kulturore të artistëve shqiptarë filluan më 17 shtator në Kumanovë dhe përfundojnë më 24 tetor poashtu në Kumanovë.

SHOQËRITË KULTURORE ARTISTIKE
17.09.2017 – Kumanovë me fillim prej ora 19:00, do të performojnë këto Sh.K..A: Bajram Shabani, Drita e Dërvenit, Duflla dhe Jahi Hasani
23.09.2017 – Dibër me fillim prej ora 19:00, do të performojnë: Xheladin Zeqiri , Shpresa, Shqiponja dhe Jahi Hasani
27.09.2017 – Gostivar me fillim prej ora 19:00: Xheladin Zeqiri, Jehona e Malësisë, Jahi Hasani, Ibe Palikuqi, Emin Duraku
05.10.2017 – Manastir me fillim prej ora 17:00

ROCK BENDET
23.09.2017 –Gostivar me fillim prej ora 20:00, do të performojnë: XXL, Këpurdhat dhe VezVes
27.09.2017 – Tetovë me fillim prej ora 20:00: Full stop, Objektiv, XXL, Këpurdhat dhe VezVes
28.09.2017 – Kumanovë me fillim prej ora 20:00: Full stop dhe Objektiv

MUZIKA SERIOZE
28.09.2017 – Dibër
07.10.2017 – Kumanovë
12.10.2017 – Manastir

ONEUM – KARAVANI I POETËVE
28.09.2017 – Dibër me fillim prej orës 19, orë poetike dhe debat letrar
07.10.2017 – Kumanovë me fillim prej orës 19, orë poetike dhe promovim i librit “Pas gjurmëve të fjalës” nga autorja Zejnepe Alili Rexhepi me recezent Ibrahim Kadriu dhe Ramadan Mehmeti nga Kosova
12.10.2017 – Manastir – me fillim prej orës 17, orë poetike, ndarje e plaketave, do t’i bashkangjitet edhe koncerti i muzikës serioze nga Fatos Lumani

ARTI FIGURATIV
29.09.2017 – Tetovë – ekspozitë
06.10.2017 – Gostivar – ekspozitë
24.10.2017 – Kumanovë – ekspozitë

 

To Top