Në ditëlindjen e dhjetë të Kosovës, këngëtarja Adelina Ismaili me bashkëshortin Valin dhe djalin e tyre Uliksin kishin shkuar për të bërë homazhe në Prekaz.

E sot në ‘Festat e marsit’ ishte Vali ai i cili ri-publikoi një fotografi ku shihet me gruan e tij Adelinën, imazh ky i cili është realizuar pikërisht atje më 17 shkurt të këtij viti, shkruan lajmi.net

‘’Sakrifica më sublime është sakrifica për tjerët’’ ka shkruar ai, sot në njërën prej ditëve të muajit kur për nder të kujtimit të familjes heroike Jashari në Prekaz, pas rënies së tyre për liri në luftën e fundit në Kosovës janë shënuar disa aktivitete përkujtimore./Lajmi.net/

Loading...