Valon Berisha është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Pas lëndimit të pësuar që e mbajti jashtë fushave për rreth dy muaj, mesfushori nga Kosova ka qenë vendimtar në ndeshjet e Lazios.

Kësisoj ai është shpërblyer edhe si futbollisti i muajit tetor tek klubi i famshëm italian.

Sondazhi ka qenë i hapur në faqen zyrtare të Lazios, ndërsa Berisha fituar në konkurrencë me Ciro Immobilen dhe Savic.

Reprezentuesi i Kosovës ka marrë 12,224 vota duke lënë mbrapa sulmuesin italian.

Ka qenë faqja e Lazios që e ka publikuar foton e Valonit duke e komplimentuar atë për çmimin e fituar.

Lazio në ndeshjen e ardhshme do të luaj në Olimpico ndaj Spalit.

Loading...