Valoni do të “valoj” te Xamaxi

ValonZvicra vërtet është vendi ku shqiptarët dëshmojnë talentin e tyre në sportet e ndryshme në veçanti atë të futbollit. Këtë vite me radhë e kanë dëshmuar emrat të njohur si Xherdan Shaqiri, Admir Memedi, Blerim, Xhemaili, vëllezërit Xhaka dhe shumë të tjerë të cilët dëshmohen në klube të shumta të të gjitha ligave dhe të kategoritë zvicerane.

Në ekipin Neuchatel Xamax FCS, ku para disa viteve me sukses kanë luajtur edhe Argjend Beqiri dhe Nebi Mustafi, aktualisht është një talent i cili vjen nga Piroku. Bëhet fjalë për Valon Hasanin, i lindur me 29 mars 2000, i cili me sportin e futbollit ka filluar në moshën 10 vjeçare në ekipin NK Tolmin të Sllovenisë, mirëpo vetëm pas dy viteve së bashku me prindërit janë në Zvicër.

“Fillova me trajnerin shqiptar Afrim Maxhunin, ndërsa aktualisht në ekipin Xamax FCS në kategorinë U-15 dhe me trajnerin Italian Antonio Di Bartolo, për të cilin kam vetëm fjalë të mira se është një pedagog që njehë zanatin e vet”, tha talenti i futbollit Valon Hasani.

Në ekipin U-15 të Neuchatel Xamax FCS, Valoni është standard në formacionin e parë këtë e dëshmojë së gjatë gjithë sezonit ka qenë i pazëvendësueshëm.

“Edhe pse sipas nevojës në ekip luaj mbrojtës por më tepër në repartin sulmit, gati në çdo ndeshje shënojë gol, për një gjysmë sezon kam të shënuara 12 gola. Me këtë skuadër ishim pjesë edhe një turneu ndërkombëtarë që u mbajt në Francë dhe kjo ishte një përvojë e madhe për mua, pasi atje kishte skaut nga ekipe të ndryshme”, tha ai.

Për moshën që ka Valoni akoma nuk mund të mendoj për transfer në ndonjë klub tjetër edhe pse ka pasur disa ofertë nga klube franceze. “Tani për tani për këtë mendojnë vetëm trajneri im dhe prindërit”, shprehet ai.

Në ekipin Neuchatel Xamax FCS, pos Valon Hasanit në kategorinë U-15 luajnë me sukses edhe dy kërçovarë: Selam dhe Imam Maksuti. Idhull i talentit të ri nga Piroku padyshim është i madhi Lionel Messi, ndërsa nga futbollistë shqiptarë idhuj të tij janë Xherdan Shaqiri dhe Agim Ibraimi.

Krahas futbollit ai do të vazhdon edhe shkollën e mesme, pasi sporti dhe shkollimi janë dy gjëra të pandara. Në fund duhet të theksojmë se, Valon Hasani aktualisht është në pushim me familjen e tij në fshatin Pirok, ku po çmallet me bashkëmoshatarët e vet.

Loading...