Van Persie tregon pse u largua nga United

VanPersie

 

Mua as që mu dha mundësia për të luftuar që ta rikthej vendin tim”.

Robin van Persie ka thënë se arsyeja përse u largua nga Manchester United është se bashkëvendësi i tij, Louis van Gaal, nuk ia dha më kurrë rastin që të tregohet, prej kur u lëndua gjatë ndeshjes me Swansea City-in në shkurt, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

 

31 vjeçari kaloi befasisht tek ekipi turk Fenerbahce më herët ketë muaj.

 

Për Van Persien në Angli flitej se më nuk do ta ketë shansin të jetë pjesë përbërëse e formacionit të parë në Old Traford.

 

Holandezi tha se momenti kur Van Gaal nuk e futi në lojë përkundër se Djajtë po kumbisnin nga Chelsea, ishte treguesi më i mirë për të ardhmen e zymtë që e priste po të qëndronte.

 

“Ai ishte momentin, apo shenja e parë se gjërat nuk po shkonin në drejtimin e duhur”, tha Van Persie, për Sunday Times, transmeton Klan Kosova.

 

“Unë vet kërkova që të luaj në ekipin e rezervave, për të rikthyer minuta në fushë, por prapë përfundova në bankë”.

 

“Atmosfera ndryshoi ndërmjet meje dhe Louis, këtë e panë edhe të tjerët”.

 

“Atë moment unë nuk e kam menduar largimin, gruaja ime ishte e lumtur, fëmijët po ashtu, unë isha i lumtur në Manchester”, tregon Van Persie.

 

“Ende mendoja se pas pushimit, do të fillonim ndryshe. Gjithsesi ai tashmë veç kishte ndryshuar mendje për mua”.

 

“Kur Louis ishte bërë trajner i Holandës, ai më pati thënë ‘Ti je sulmuesi im numër tre’, unë i thash në rregull, por më pas luftova dhe u bëra numri një dhe kapiteni i tij tek Holanda”.

 

“Por, në Manchester nuk ishte më një betejë e ndershme”.

 

“Mua as që mu dha mundësia për të luftuar që ta rikthej vendin tim”.

 

“Van Gaal filloi të më dërgonte me klubin e dytë, në fusha dytësore”.

 

“Unë jam lojtar i pjekur, nuk jam budalla. Prapë, nuk jam bërë nervoz as emocional. Këto gjëra janë pjesë e futbollit, pjesë e jetës”

 

“Njeriu duhet të bëjë zgjedhjen më të mirë nga çfarëdo situate, këtë jam duke bërë edhe tash, kur erdha këtu në Turqi”.

Loading...