Maqedoni

Vangellovski nuk lejon hetime në lëndët “Shënjestra” dhe “Fortesa”

Jovo-Vangellovski-780x439

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, nuk ka lejuar që Këshilli për verifikimin e përgjegjësisë tek gjykatësit të kryejë hetime në lëndët e PSP-së “Fortesa” dhe “Shënjestra”. Ky trup është ankuar se edhe pse sot në orën 11 ka ardhur në gjykatë, policia gjyqësore nuk ka lejuar që të futen, me arsyen se ndalesa ka ardhur drejtpërdrejtë nga Vangellovski.

Vangellovski ka kërkuar shpjegime përse kërkohet hetim në shkresat e lëndëve dhe më pas do të vendoste nëse do të lejojë hetimin ose jo.

Këshilli paralajmëroi padi penale për Vangellovskin pasi ju ka pamundësuar të hetohet përgjegjësia eventuale e gjykatësve të cilët kanë vendosur në lëndët e lartëpërmendura.

Nga Gjykata e Lartë për AIM thonë se, kur Këshilli për vërtetimin e përgjegjësisë do të dorëzojë kërkesë për hetime, gjykata do të ndajë kohë dhe hapësirë.

To Top