Eksperti belg Piter Vanhaute sot mbajti takim konsultativ me përfaqësuesit e mediave në Maqedoni. Qëndrimet e tyre për prioritetet e reformave që i propozoi ndërmjetësuesi në bisedimet midis partive politike i shprehën redaktorët, gazetarët, përfaqësuesit e shoqatave të esnafit…

Pas këtij takimi, në Klubin e deputetëve u takuan përfaqësuesit e katër partive politike që një pjesë e Grupeve të punës të bisedojnë pikërisht për mediat. Ata morën pjesë edhe në takimin e Vanhaute me gazetarët dhe redaktorët dhe si burim nga ta i dëgjuan vërejtjet dhe propozimet për reformat.

Vanhaute nga redaktorët, gazetarët, pronarët, përfaqësuesit e sindikatës dhe OJQ dëgjoi cilat janë reformat që më urgjentisht duhet të bëhen me qëllim të përmirësimit të pasqyrës mediale, veçanërisht para zgjedhjeve.

Për përfaqësuesin e bashkësisë ndërkombëtare ky ishte takim i dobishëm, ndërsa diskutimi do të kontribuojë për vendimet përfundimtare. Prioritetet, sipas tij, janë: zvogëlimi i dhunës ndaj gazetarëve,përmirësimi i qasjes deri te informacionet, të zvogëlohet fyerja ndaj gazetarëve, të mos marketing politik, ndryshime në Agjencinë për media audio dhe audio-vizuele dhe në servisin publik, të mos ketë reklama qeveritare në media.

Gazetarët shprehën qëndrime se nuk guxon të lejohet që bisedimet midis përfaqësuesve partiak të reduktohen vetëm në bisedime kuadrovike, se në faza duhet të zgjidhen çështje të caktuara, se duhet të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të rregullatorit medial dhe të Këshillit programues të RTVM-së. Gjithashtu një pjesë e të pranishmëve konsiderojnë se pavarësia financiare e servisit publik nuk do të sigurojë pavarësi të RTVM-së. Profesioni i gazetarisë, konsiderojnë një pjesë e gazetarëve, duhet të kthehet edhe ndaj vetes dhe të sigurojë vetërregullim me respektimin e standardeve dhe etikës gazetareske.

Prof Snezhana Dimeska nga IMM pas takimit vlerësoi se është mirë që tërë bashkësia mediale është ftuar në këtë takim të parë.

Loading...