VardarFundjavën e ardhshme edhe zyrtarisht fillon sezoni i ri në Ligën e parë të Maqedonisë në futboll, e cila sipas kualitetit të ekipeve, duhet të ishte njëra nga më të cilësoret në 10 vitet e fundit. FFM sot edhe zyrtarisht i ka bërë publike se në sa ora do të fillojnë ndeshjet, ndërsa është sjell vendim që Vardari sezonin e ri ta nis në orët e mbrëmjes. Kështu dueli me Shkupin do të filloj në orën 20:30 minuta në stadikumin “Filipi i Dytë”. Njëherësh kjo ndeshje është shpallur me rrezik të lartë. Shkëndija, stadiumi i të cilit në Tetov është duke renovuar, ndeshjen e parë si vendas e luan në cair kundër Mlladost CD. Ky ballfaqim zhvillohet të dielën prej orës 17:30, sikurse përballjet Metalur-Sileks dhe Turnovo-Renova. Java e parë do të mbyllet me takimin Bregallnica-Rabotnicki që do të luhet të hënën, për shkak se romantikët marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Europës.

Loading...