Varet nga emri i shtetit se a do jem a nuk do jem tifoz i kombëtares së futbollit

Ali Ibrahimi
Moment kritik kjo javë, Zoti Zaev reflektoni, doni të bëheni hero apo do flijoheni.
Kësaj radhe kam disa pyetje serioze për Kryeministrin e Shtetit që momentalisht është i njohur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nën emërtimin e përkohshëm FYROM. Por neve, thjeshtë e quajmë Republika e Maqedonisë, kështu është definuar në kushtetutën e Republikës.
Shumë shkurt për historikun e “Maqedonisë”
Emri Maqedoni, momentalisht, kontestohet nga Shteti Grek për shkak se edhe në Greqinë Veriore një pjesë e territorit verior mban po te njëjtin toponim dhe, sipas tyre, ka mundësi që, një ditë, shteti që tash quhet Republika e Maqedonisë do të pretendojë se na përket edhe ajo pjesë e Greqisë. Kjo pra, në mendjen e tyre, do ishte irredentizëm dhe rrezik për konflikte në ardhmëri.
Nga këtu Greqia, “me arsye”, pretendon, që neve, ta ndryshojmë emrin e shtetit, sepse ajo qe ishte Maqedonia antike tash na qenka Greqia. Bile kujdes, sipas Grekëve, ata janë pasardhësit e “Aleksandrit të Madhë”, mbretëria e të cilit shtrihej shumë ma shumë se territori i sotëm i Greqisë. Grekët e Ciprasit dhe Kociasit nuk po pretendojnë atë teritor të Maqedonis antike ta rikthejnë nën sundimin e tyre, së paku nuk shprehin zyrtarisht këtë ide, ndoshta sepse janë të vetëdijshëm se momentalishtë skan “kaçik”për kësi pretendime. Sepse Maqedonia Aleksandrit gjeografikisht prek në Stamboll, përfshirë gjysmën e Bullgarisë, gjysmën e Greqisë, gjysma e Shqipërisë si dhe territorin e FYROM-it. Prej ketu pra dëgjoni shpeshëherë shqiptarë që thonë se ne jemi Maqedon, në një cfar mënyre ashtu edhe është, të gjithë shtetet prekim historikisht Maqedoninë antike, këtë nuk e mohon askush, por problemi është se, askush nuk e din se cfar gjuhe fliste Aleksandri i madh që ne shqiptaret e njohim si Leka i Madh.
PROBLEMI filloji kur…
Problemi ka lindur (ndoshta si shumë herë për hajgare) kur një popullatë, që banonte dhe ende banon në qendër të Maqedonisë antike, ka filluar të vetëquhet popull Maqedon. Pak a shumë para njëqind viteve kjo popullatë flisnin një dialekt te Bullgarishtes dhe ndiheshin ndryshe nga Bullgarët (i ngjanë situatës së sotme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës). Mandej gjeneratë pas gjenerate e kanë forcuar bindjen se janë Maqedon, duke promovuar histori të tyre, autonomi politike dhe duke krijuar lëvizje politike siç njihet VMRO-ja (Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë). Kjo ka ndodhur në momentin kur ende ishin territoret nën autonomin e Osmanlive. Edhe një herë po bëj një paragon mes VMRO-së për ta perceptuar situatën e atëhershme me atë të UCK së Kosovës, sepse një pjesë e popullit ishte nën diktaturën Jugosllave dhe pastaj Serbe, sepse nevoja është krijuar. Pra, Maqedonët për arsye të ngjashme kanë bërë Revolucion, pra kundër Sulltanit. Asokohe Bullgarëve, Grekëve, Shqiptarëve e Serbëve nuk u ka penguar ky revolucion sepse të gjithë e ndiejshin si armik Sulltanin dhe ishin të përqëndruar në çlirimin e tyre, sepse këta vet nuk ishin shtete të pavarura. Kjo indiferencë, apo tolerancë ndaj VMRO ka ndodhur sepse i kanë konsideruar si një pakicë që po bën zhurmë dhe pa kurrfarë rreziku për askënd. Problemi u trash kur Osmanlit u tërhoqen dhe u krijuan shtete të reja në Ballkan. Kësaj radhe, të ashtuquajturit Maqedon u gjeten në mes 4 kombeve të vjetra. Do thosha, vet e lypën, vetë e gjetën problemin. Më vonë Serbia, Bullgaria dhe Greqia i luftonin, kurse me Shqiptarët konsideroheshin aleatë. Edhe pse nuk kishin zgjidhje tjetër, as VMRO-ja as Ballistet nuk kishin shtet të pavarur. Më 1912 fuqit2 e mëdha e krijuan Shqipërinë e sotme kurse një pjese tjetër, që quheshin Ballistë, bashke me VMRO-cit sinkronizonin luftërat kundër tre shteteve te reja të uritur, dhe kështu e ndanë plaçkën mes veti Greqia Bullgaria e Serbia. Natyrisht, me ndihmën e fuqive të mëdha që pas Osmanlive morën në dore këto teritore dhe bënë harta të çuditshme, prej Luftes Parë boterore, her Vardaska, her Juzhna Serbija,her Bugarska, her Italia, Her Gjermania, keshtu VMRO-ja e Ballistet nuk u perparojshin dot, deri kur mbaroj Lufta e Dyt Boterore ku nje harte krejte re, e quajtur Jugosllavi e pergaditur ne kuzhinat e fuqive te mdhaja iu dorzua në dorë Shokut Tito, ku brenda kesaj Harte pos tjerash, të gjithë e dim, u krijua Republika Popullore e Maqedonis.
Prej vitit 1944-1947 identiteti i të gjithëve ishte Maqedonca.
Ne vitin 1944 nëse nuk gaboj, Tito, Republikën e Maqedonisë e quajti POPULLORE. Kujdes, ka një detal shumë të rëndësishëm ku pak analist ndalen dhe shpjegojnë, unë insistojë në këtë detal, Tito e quajti Republika POPULLORE e Maqedonis ku identiteti i gjithe atyre qe banonin ishin Maqedonci. Pra edhe në Shqipfolësit ishim Maqedonca të barabartë me të gjithë të tjerët që banonin në Maqedoni, prej asaj kohe neve, në Shqipëri na quajnë maqedonca (dhe kur Ever Hoxha i “mbylli” shqiptarët ata kanë mbetur ende me këtë identitet për neve shqipfolësit, për fat të keq edhe shumë këndej kufirit mendojnë se jemi maqedonca, këtë e kam dëgjuar edhe nga historian shqipfolës, tragjike për mua) Kujdes, në vitin 1944 ende nuk kishim etninë dhe gjuhen që sot e njohim si gjuhë dhe popull Maqedon, Problemi (për ne shqipfolësit) u trash ne vitin 1947 kur Tito e zyrtarizoj gjuhen e VMRO-s dhe u regjistrua ne Organizatën Kombeve te Bashkuara me vonë si gjuhë Maqedone. Tash e njohur Boterishtë.
Pas këtij gjesti “shoku” Tito pretendonte qe Republika Popullore e Maqedonis (në kuadër të RSFJ-ës) të shtrihet deri në portin e Selanikut, me pretekst se deri atje jeton popull maqedon. Dhe pas shumë luftimesh dhe viktimave, kësaj radhe të gjithë të përkatesisë së popullatës se vetëshpallur Maqedon (VMRO), u stabilizuan kufijtë që kemi sot mes Greqisë dhe R.Maqedonisë, atëherë të Jugosllavisë. 1947/49 mbaroi lufta me Greqinë. Maqedonët fituan Statusin Popull dhe gjuhë të tyre Zyrtare. Greqia më nuk mundej të përzihej në punët e brendshme të Jugosllavisë dhe të pretendonte se nuk ekziston komb e gjuhe maqedone. Këtë pretendim e shpalli menjëherë pasi Jugosllavia u shkatërrua në vitin 1992. Dhe ja tash, jemi pik prej fillimit. Ka, apo s’ka “Komb maqedon”? Pyesin greket. Përgjigjen Maqedonët se kjo nuk diskutohet. Populli maqedon ekziston dhe ka leshuar rrenjat, edhe une e mendoj se kjo nuk shkulet dhe greket duhet ta pranojne realitetin e krijuar ne 100 vite. Eshte dashtur para 100 viteve te sqarohet kur eshte marrurr rruga e re nga VMRO-cit “për hajgare ndoshta”!
Mesa duket nga negocijatat edhe jan akorduar mes veti Maqedonet e Grekët per problemin e gjuhës dhe identitetit. Kjo për cudi, ajo që dukej problem nuk doli Problem. Problem po del me Emrin e Shtetit. Derisa Maqedonet kan gjuhen dhe identifikohen me të, pretendojnë edhe shteti tè quhet Maqedoni qoftë edhe me ndonji bishtë sa për të mashtrime të tjerët.
UNE KAM PYETJEN PREJ NJE MILION DOLLARESH:
NE SHQIPFOLESIT CKA DHE KU KEMI MBETUR, CILI ESHTE IDENTITETI YNE, POSAQERISHTE CILI DO TE JET, NE ARDHEMERI?
KJO ISHTE PYETJA PER ZOTIN ZOREN ZAEV dhe negocjatoret e tij.
Zoti Zoran Zaev fillimisht nuk mundem të mos të i bëj të gjitha komplimentet e mia për shkathtësitë diplomatike, organizative, administruese si dhe aftesit negociuse. Sigurisht qe e keni përgatitur mirë strategjinë ndaj Greqisë dhe keni përgatitur një grup ekspertësh për të negociuar dhe për të mbrojtur me të drejtë, mendoj unë, identitetin e juaj dhe gjuhën e juaj maqedone dhe mendoj se do ja dilni dhe për këtë nuk duhet të ndryshohet kushtetuta.
Por Zoti Kryeministër, unë si qytetare i këtij shteti Ju Respektoj si kryeministër i yni dhe nuk bën ndryshe, por ama, ka një por ama: Pasi keni siguruar gjuhën dhe identitetin e juaj a po’ mendoni për popujt tjerë në ketë shtet?
Zoti Kryeministër bëre një telefonat dhe thuaji negociatoreve shteti jon pretendonte të jetoj shumë gjatë e kjo mundet vetëm nëse e bëjmë si Zvicra. Shtet multietnik.
Emri i shtetit nuk mundet të mos reflektoj realitetin e përbërjes se Maqedonisë së sotme.
E di se kjo javë është kyçe dhe vendimtare dhe ka mundësi të elaborohet dhe te pranohet një emër që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së sotme të ndihen të barabartë. Pse po ua them këtë Juve?
Po përcjell situatën dhe lëvizjet politike qe po bëni dhe nuk po më bindë një fakte Zoti kryeministër, (me fal për skepticizmin tim, shpresoj qe ne funde te jem gabuar):
1. Pse po pretendon dhe po i joshë partitë shqiptare për të i futur ne qeveri. Sikur ke nevojë për të aprovuar diçka që nuk shkon ne dobi te shqipfolësve dhe kështu tu mbes faji partive shqiptare, nuk po me duket korrekte kjo loj, thash shpresoj te jem i gabuar!
2. Pse keni deklaruar se ja vlen edhe të flijohet politikisht për emrin…kush mendon se do të flijohet? Shpresoj mos të flijohet populli, këtu sinqerisht po mendoj për gjithë popullin e Maqedonisë !
3. Për të bër shumicë parlamentare dhe për të pasur një përkrahje masive në një referendum eventual për çështjen e emrit ju mjafton VMRO-ja, apo s’është kështu? Çka ju duhen shqiptarët?
Më lejoni një propozim
Emri NEUTRAL zgjidhë problemet e të gjithëve.
Pranoni një Emër neutral pa përfshirjen e fjalës Maqedoni, sepse një zgjidhje e sforcuar doket zgjidhje, por ne një kohe shumë të shkurtër Shqiptarëve ju del gjumi. Kur të arrin momenti me i ndërruar dokumentet personale, e hetojnë se nuk i përshtatet identiteti dhe e hetojnë se zgjidhja qenka e gabueshme dhe do të ketë mospajtime dhe kështu vetëm do të shtyhet problemi deri në një date tjetër. Me këtë shtyhen edhe të gjitha agjendat kombëtare e ndërkombëtare.
Mendoj se nuk dëshironi këtë?
Dëshirë
Zoti Zaev,
më plotëso një dëshirë të madhe mua dhe gjithë qytetarëve të këtij shtetit, që nuk po e dimë si do te emërohet: “Varet nga emri i ri i shtetit që unë të jem apo mos të jem tifoz i skuadrës se shtetit tim”. Jemi 1 milion jo maqedon, që po presim çka po vendosni ju! Hajr inshallah!

Loading...