Me rastin e 28 Nëntorit disa të rinj kanë vizituar varrezat e grupit të Kumanovës.
Gjatë vizitës ata janë ndjerë keq se askush nuk është kujdesur për këto varreza.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook ata kanë bërë thirrje që kushdo që dëshiron është i mireseardhur t’i bashkohet inciatives për rregullimin e tyre. Ky apel ka hasur në jehonë dhe tani më është përgatitur edhe plani ideor se si do të duken varrezat e pjesëtarëve të vrarë të Grupit të Kumanovës. “Varrezat do të shtrihen në një hartë gjigante të Shqipërisë Etnike e bërë me gur të bardhë, nga Mai I ZI deri në Çamëri. Kjo simbolizon luftën e tyre për Bashkim kombëtar. Punimet për rregullimin e varrezave pritet të fillojnë këtyre ditëve. Varrezat mbeten aty ku janë, vetëm se rregullohen ato dhe rrethi që do t’i përngjajë Shqipërisë etnike”, ka deklaruar për Gazetën Lajm njëri nga iniciatorët për rinovimin e varrezave.

Loading...