Vasili: Vijojmë bojkotin e Kuvendit

Në një prononcim për mediat nga Elbasani, ku opozita është mbledhur ditën e sotme, kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili, është shprehur se marrëdhënie me Parlamentin do të vazhdojë të jetë e njëjtë.

Ai tha se opozita është pranë qytetarëve në Shkodër dhe Elbasan, të cilët ndjehen çdo ditë të kërcënuar nga krimi.

“Opozita e bashkuar sot më shumë se kurrë do të jetë kundër kësaj qeverie, e cila kryefjalë të saj ka krimin. Kemi një strategji për të nxjerrë vendin nga krimi. Jemi pranë Elbasanit dhe Shkodrës, pranë qytetarëve, të cilët çdo ditë ndihen të kërcënuar. Marrëdhëniet tona me Parlamentin do të vijojnë të njëjta”, u shpreh Vasili. /TCH/

Loading...