Deputetët sot e vazhduan seancën konstitutive për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Sërish u shfaqën qëndrime të kundërta. VMRO-DPMNE u përqendrua në platformën e Tiranës dhe në propozimin të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale, ndërsa LSDM-ja akuzoi se shkelet dhe tërësisht pezullohet Rregullorja kuvendore me replikat e shumta. Partitë shqiptare megjithatë, edhe një herë  përsëritën se platforma aspak nuk është e Tiranës, por është dokument i tyre i përbashkët e cila del nga kërkesa e popullit shqiptar në Maqedoni. Me propozim të Kërste Mukoskit nga VMRO-DPMNE, kryesuesi me seancën Trajko Veljanovski dha pauzë të shkurtër prej 10 deri më 15 minuta, kohë në të cilën deputetët duhet të dakordohen dhe koordinohen në cilin drejtim do të lëviz debati.

“Edhe seanca e sotme shkon në drejtim të padëshiruar. Të gjithë angazhohemi për një, ndërsa në praktikë zbatojmë tjetër. Për këtë është mirë të shkojmë në pauzë të shkurtër dhe të dakordohemi në cilin drejtim dëshirojmë të ecë debati”, tha Mukoski. Paraprakisht diskutimi filloi me Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja i cili theksoi se 110 ditë shkelet procedura kuvendore dhe 60 ditë nuk mund të formohet qeveri. “Më shumë se dy muaj qytetarët pësojnë nga mos sjellja e ligjeve, mos zgjidhja e problemeve të hidhura. Sado që të përsërisin deputetët nga VMRO-DPMNE-ja, nuk mund të bindin askënd se ka ndonjë platformë. Faktet dhe e vërteta nuk mund të ndryshohen. Ka program të qeverisë së re reformuese, të udhëhequr nga LSDM-ja dhe megjithatë, asnjë përcaktim në të nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Tuntev.

Replikoi  Sasho Vasilevski nga VMRO-DPMNE. “Nuk është e saktë se shkelet procedura. Kjo është procedurë ligjore, në të cilën deputetët mund të flasin dhe të replikojnë, ndërsa platformë ka, të shkruar në Tiranë”, theksoi Vasilevski. Ferid Muhiq në mënyrë simbolike, përmes tregimit për një plaku të urtë, tregoi se është koha, siç tha, të përkufitzohet autoritariteti dhe totalitariteti nga demokracia.

Ejup Alimi nga BDI, ndërkaq bëri thirrje të mos keqpërdoret foltorja e Kuvendit duke folur për platformën e Tiranës. “Platforma e Tiranës është program i partive shqiptare në Maqedoni, ndërsa del nga vullneti e popullit shqiptar i cili jeton këtu. Platforma është prodhim vendor, program i yni i përbashkët, i partive shqiptare në Maqedoni”, nënvizoi Alimi.

Edhe Shpresa Hadri nga BDI përmendi se platforma e Tiranës është në realitet deklaratë e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni pikat e së ciilës në tërësi përputhen me programin parazgjedhor të BDI-së dhe prej këtu, aspak nuk është dokument postzgjedhor.

“Të flasim për atë që është fakt dhe e vërtetë. Asgjë, asnjë pikë nga kjo platformë nuk është jashtë Kushtetutës. Deklarata është platformë e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni dhe me të kërkohet barazi dhe implementim i ligjeve. Mos i provokoni dhe inkurajoni qytetarët me diçka që nuk është e vërtetë”, theksoi Hadri. Reagoi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE me qëndrim se platformë ka, pavarësisht nëse është shkruar apo nënshkruar në Tiranë.

Disktutimi vazhdoi me akuza të ndërsjella rreth shkeljes së Rregullores. Sonja Mirakovska nga PRSD dhe Aleksandar Kiracovski nga LSDM ia bën me dije Veljanoski se lejon një sërë replikash të pakuptimta, si dhe  diskutim për diçka që nuk është pikë e rendit të ditës. Pavle Bogoevski plotësoi se VMRO-DPMNE mbron kriminel, nuk debaton, ndërsa jagoda Shapaska nga LSDM se lejohet seanca të zgjasë në pafundësi.

Loading...