Elseid Hysaj është i gatshëm të vazhdojë kontratën me Napolin.

Drejtuesit e klubit italian dhe menaxheri i lojtarit janë duke vazhduar bisedimet për një kontratë të re.

Kontrata aktuale e mbrojtësit shqiptar me Napolin skadon në qershor të vitit 2021, ku Hysaj ka një pagë vjetore prej dy milionë eurove.

Ndërkohë Napoli i ka bërë ofertë të re për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023.

24-vjeçari ka kërkuar rritje të pagës prej një milionë euro më shumë, pasi dëshiron tre milionë euro në stinor plus bonuse të ndryshme.

Përgjigja e klubit ende nuk ka ardhur, por sipas medieve italiane marrëveshja duket afër.

Hysaj iu bashkua Napolit në verën e vitit 2015 nga Empoli për një shumë prej pesë milionë euro.

Aktualisht vlera e lojtarit shqiptar llogaritet rreth 50 milionë, ndërsa interesim për të kanë shprehur skuadra të mëdha si Chelsea, PSG e Bayern Munich.

Loading...