Rajon-Botë

Vazhdojnë incidentet, Shqiptari plagos rëndë truprojen e diskotekës, ja emri dhe foto

vrasje

Një shqiptar 21-vjeçar është në kërkim nga policia gjermane, pasi ka plagosur rëndë një truproje të diskotekës në rrugën “Raiffeisenstrasse” në Donaueschingen të Gjermanisë.

Rreth orës 23.45, i dyshuari është gjendur para hyrjes së diskotekës, e cila gjendet në një zonë industriale, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë “Gazeta Lajm”.
I dyshuari është përshkruar si 21-vjeçar, 1.75 cm i gjatë, me trup muskuloz, flokë të gjatë e të errët dhe me tatuazh. Për shkak se atij i ishte ndaluar hyrja në diskotekë nga një truproje sigurimi, ai ka nxjerrë një armë të mprehtë duke e goditur të njëjtin.
Truproja është lënduar rëndë dhe ndaj tij është kryer një operacion urgjent. Policia gjermane është në kërkim të personit në fjalë dhe i lutë të gjithë dëshmitarët apo ata që dinë se ku gjendet personi që ta kontaktojnë të njëjtën. (Gazeta Lajm)

Screenshot_20171216-004846

To Top