Pas ngrirjes së pasurisë së VMRO-DPMNE-së, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike është ngrirë edhe pasuria e ish deputetit të saj, Ratko Dimitrievski nga Koçani.
Me kërkesë të PSP-së, Gjykata themelore Shkup 1 sot ka sjellë masë të përkohshme për sigurim të pasurisë lidhur me hetimin e njohur në opinion si “Banka Postare”. Me këtë masë është siguruar pasuri e patundshme pronë e personave jurudikë Evropa 92 Koçan dhe NOEL eksport-import Gjevgjeli si dhe pasuria e pronarëve të tyre, persona të dyshuar në hetime, Ratko DImitrovski dhe Tome Gllavçev.
Me masat e gjykatës ndalohet tëhuajësim dhe disponim, kurse masat janë marrë duke pasur parasysh se ekziston rrezik që kjo pasuri të tëhujësohet deri në përfundimin fuqiplotë të procedurës.

Loading...