Maqedoni

Vazhdon debati në Kuvend për ndryshimet buxhetit të Maqedonisë

kuvendi-mk-2-780x439

Pas miratimit të llogarisë përfundimtare të vitit të kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë sot do të vazhdojë debati për rishikimin dhe ndryshimin e buxhetit të këtij viti

Me ndryshimimet e propozuara parashihet deficiti buxhetor të qëndrojë 2.9% nga Bruto Prodhimi Vendor ndërsa rritje pritet të ketë për 2.2% e jo si parashikuan nga Qeveria e re se do ketë rritje prej 3%.

Ndryshimet e parashtruara janë për të zvogëluar harxhimet që sipas ministrit të financave dhe kryeministrit janë të panevojshme.

Në këtë rishikim parashihen edhe ndryshime si heqja e taksës Radiodifuzive, heqja e fondeve për reklama dhe promovim nëpër të gjithë mediumet e jashtme.

Rroga mesatare që duhet të jetë 12.000 denarë gjithashtu duhet të parashihet në këtë rishikim buxheti.

Investimet kapitale gjithashtu do të përfshihen në këtë periudhë 4 mujore me ndryshimet e buxhetit të ri.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top