Gjykimi për dhunën e 27 prillit te vitit te kaluar ne Kuvendin e Maqedonisë vazhdon me fjalët hyrëse te avokateve. I pari me fjalët hyrëse filloi avokati Donçe Nakov i cili mbron 4 nga te akuzuarit ne ketë rast Abdul Fetah Alimi, Luben Arnaudov, Bogdan Ilievski dhe Vllado Jovanovski. Ai ceku se asnjeri nga te akuzuarit qe ai mbron nuk kane të bëjnë me dhunë dhe se përmes fakteve do ta dëshmojnë ketë.

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar. Në seancën e djeshme fjalën hyrëse e kishin prokurorja Vellma Ruskoska dhe një pjesë e të akuzuarve./Alsat M

Loading...