Debati i sotëm mbi debatin për propozim amendamentet e Kushtetutës në Komisionin Parlamentar për Çështjet Kushtetuese ka përfunduar dhe vazhdimi i së njëjtës është planifikuar që të mbahet nesër në 11:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e pasdites, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja “Besa” përsëritën kërkesat e tyre për gjuhën shqipe që të barazohen me gjuhën maqedonase dhe të bëhet zyrtare në të gjithë territorin, gjegjësisht të figuroj si gjuhë zyrtare në Kushtetutë.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev para deputetëve theksoi se të gjitha vërejtjet konstruktive që janë në kuadër të marrëveshjes së Prespës janë të mirëpritura.

Loading...