Maqedonia vitin e ardhshëm do të vendos “One stop shop” edhe me Shqipërinë, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai tha se qëllimi është që të rritet bashkëpunimi tregtar mes dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia plotësisht është e vendosur për rritjen e bashkëpunimit me shtetet e rajonit, duke vendosur baza ekonomike të përbashkëta, me çka do të rritet konkurrenca në kompanitë tina”, tha Bekteshi, para fillimit të diskutimit publik në Odën Ekonomike të Maqedonisë për përfitimet e ekonomisë së Maqedonisë nga anëtarësimin në BE dhe NATO.
Përndryshe, para dy ditëve kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në takimin që patën në Tabanoc, njoftuan se së shpejti do të fillojë realizimi i projektit “One stop shop”, përmes të cilit pritet të shkurtohet koha e pritjes për kontrollet doganore dhe kufitare./Telegrafi/

Loading...