Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë protesta e qytetarëve para zyrave të EVN-së në Butel për shkak të pakënaqësive me furnizim me rrymë elektrike, njofton “Zhurnal”.

Qytetarët që janë shkyqyr na rrjeti elektrik kërkojnë që sërish të furnizohen me rrymë, duke pasur parasysh ditët e ftohta të dimrit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ruan rendin dhe qetësinë ndërsa udhëkryqi në Butel është i bllokuar, gjë që ka shkaktuar kaos në trafik gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm.

Loading...