Vazhdon sot gjykimi për biznesmenin Sead Koçan

Në Gjykatën Penale në Shkup sot mbahet seanca për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”.

Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa janë akuzuar edhe dy persona fizikë dhe tre juridik, mes të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it.

Në seancën e fundit, prokurorët e PSP-së e kanë parashtruar akuzën dhe kërkuan nga Gjykata në bazë të dëshmive të parashtruara, që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

Sead Koçan, megjithatë, u deklarua i pafajshëm për akuzat që kundër tij i ka parashtruar Prokuroria speciale publike, ndërsa fajin para Gjykatës nuk pranuan as i akuzuari i dytë Vasilije Aviroviq dhe i akuzuari i tretë Safet Vatiq.

Loading...